Vlahutin: BE nuk negocion të drejtën e pronës

0
358
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Çështja e të drejtës së pronës është e drejtë thelemore e të drejtave të njeriut dhe si e tillë për Bashkimin Europian nuk negociohet. Kjo është arsyeja që në vlerësimet tona për Shqipërinë kjo është reflektuar shumë mirë.” Kjo është deklarata e ambasadores së delegacionit të Bashkimit Europian në eventin publik mbi të drejtën e pronësisë dhe problemet e kësaj çështjeje në Shqipëri organizuar nga Bashkimi Europian. Që në fillim të fjalës së saj Romana Vlahutin nënvizoi: “Ju do të vini re se unë nuk përdor, dhe nuk do të përdor, termin ish-pronarë, sepse nuk ekziston diçka e tillë. Ju jeni ish-pronarë pasi ju të shisni apo të merrni kompensim për pronën tuaj. Deri në momentin kur asnjëra prej tyre nuk ndodh ju jeni pronarë.” Diplomatja e Bashkimit Europian shprehu shqetësim lidhur me situatën aktuale: “E kuptoj se ka njerëz që kanë legalizuar plazhe ranore, gurë si tokë bujqësore, madje arritën të legalizonin detin si tokë bujqësore dhe kjo është absurde.”Ju kujtoj se në raportin e fundit të KE-së për Shqipërinë, për kapitullin e 23, që ka të bëjë me kapitullin e drejtësisë, dhe të drejtave themelore , Shqipëria duhet ti kushtojë rëndësi me prioritet kthimin, kompensimin dhe regjistrimin e pronës.”
Çeshtja e pronës dhe kalimi i saj tek i zoti është një çështje mjaft komplekse e cila u bë dhe më komplekse me ligje si ai i 7501 dhe ai i legalizimit i cili më shumë i dha të drejta zabtuesit dhe abuzuesit të pronave se vetë pronarëve të vërtetë.
Romana Vlahutin: “Në Shqipëri çdo njeri më ka thënë se ky është një problem më kompleks se kudo tjetër . Mund të jetë e tillë duke nisur me marrjen e pronës private gjatë komunizmit, ndjekur më pas nga një periudhë shumë e gjatë tranzicioni dhe shumë abuzimeve gjatë dekadave. Duke përfshirë këtu, fatkeqësisht, dhe abuzimet për qëllime politike e elektorale. Gjithashtu kur njerëzit me fjalë u ftuan të zaptojnë tokat. Mjafton të përmendin disa nga ligjet që krijuan këtë kaos, ndoshta ishin propozime të mira në fillim por abuzimet provuan të kundërtën. Përmend ligjin e famshëm 7501, ligjin e legalizimeve nga 2006 dhe ka shumë të tjerë që fatkeqësisht që i japin më shumë të drejtë atyre që abuzuan sesa atyre që u abuzuan. Shto dhe korrupsionin në gjykata, në institucione të ndryshme dhe në mënyrë të vecantë në nivel lokal.”
Romana Vlahutin: “Kemi marrë shumë letra ankesa nga qytetarë dhe mund të thems e 97% e tyre janë letra që kishin të bënim me çështjen e pronës. Nëse do i mblidhja në kuti, ato kuti do të mbushnin këtë dhomë. Sidoqoftë ka një zgjidhje për çdo problem. Shqipëria ka nisur një reformë gjithëpërfshirëse në drejtësi që do të sjellë stabilitet dhe besueshmëri sistemit të drejtësisë që do të shërbejë për të mbrojtur të drejtat themelore, përfshirë dhe të drejtën e pronës. Është urgjente që praktikat abuzive të së shkuarës duhen të ndalen. Dhe ndërtimet pa leje në bregdet nuk duhet të legalizohen më. Të vendosen gjoba ndaj atyre që kanë përfituar nga toka e të tjerëve.
Romana Vlahutin: “Ne të gjithë jemi shumë të ndërgjegjshëm që e drejta e pronës është shumë sfiduese, por dhe vende të tjera kanë probleme të tilla, dhe Shqipëria mund ta gjejë gjithashtu. Kjo është arsye pse vendosëm që Euralius të shikojë këtë problem nga ana legjislative si dhe të mbledhim eksperienca nga ekspertë të ndryshëm të Europës që kanë kaluar përmes këtij procesi. Zgjidhjet janë principet janë kryesore, ajo çfarë duhet është dialog dhe një marrëveshje me të gjithë grupet e interesit për të gjetur një të ardhme të qëndrueshme dhe të pranueshme.n Praktika europiane ka treguar se kompensimi 100% të pronarëve për pronat e marra nga regjimi komunist është i pamundur, dhe duhet një kompromis. Një tranzicion të tillë kaq të gjatë dhe të vështirë nuk do i jepet fund pa një dialog.

Zjarr Tv Ad