Vlorë, 52-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvrarë me armë gjahu

0
585
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë është shënuar të ketë ndodhur në Vlorë ku një 52-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me një armë gjahu.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Babicë e Madhe në mbrëmjen e sotme rreth orës 20:40.

Ndërkohë në njoftimin e policisë thuhet se “në banesën e tij është gjetur i vetëvrarë me armë gjahu shtetasi F.A., 52 vjeç.Viktima është konstatuar i pajetë nga të afërmit e tij dhe sipas deklarimeve të para të tyre dyshohet se personi vuante nga shëndeti mendorë.”

Më tej thuhet se grupi hetimor po vijon me kryerjen e hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad