Vlorë, vret me sëpatë në kokë kushëririn

0
246

Një krim i rëndë në familje është shënuar sot në Selenicë të Vlorës. Kushëriri ka goditur me sëpatë në kokë kushëririn e tij duke i shkaktuar vdekjen. Viktima Arben Veshaj është gjetur rreth 500 metra larg banesës së tij në fshatin Gumenicë. Policia informon se ka mundur të arrestojë në kohë rekord autorin  Dilaver Veshaj, 40 vjeç, banues po në fshatin Gumenicë “Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se të dy shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, dhe më pas autori Dilaver Veshaj e ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës (sëpatë), shtetasin A.V., i cili për pasojë ka ndëruar jetë.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”