Vodhi ‘Smartin’ para lokalit, arrestohet 32-vjeçari nga Devolli

0
570
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia ka arritur të arrestojë një 32-vjeçar pasi ky i fundit kishte vjedhur një makinë tip ‘Smart’ të parkuar në afërsi të një lokali në Devoll.

Policia bën me dije se i arrestuar është Arben Voci, 32 vjeç, banues në Vishocicë.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se arrestimi i tij u bë pas kallëzimit të bërë nga S.V, 27 vjeç, banues në Korçë, i cili ka deklaruar se më datë 23.05.2017, në Bilisht, në afërsi të një lokali i kanë vjedhur automjetin tip “SMART” me targa AA 138 PG, në pronësi të tij.

Pas marrjes të këtij njoftimi, shërbimet e Policisë koordinuan veprimet e tyre, me qëllim që të bëhej i mundur identifikimi dhe kapja e autorit.

Konkretisht, në Zëmblak, në pikën e kontrollit të ngritur nga ana e strukturave të DVP-Korçë, u bë i mundur ndalimi i mjetit të lartpërmendur, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, bëjnë me dije sot burime zyrtare nga policia lokale”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarr Tv Ad