Vokshi: Situata e dhunës ndaj grave, alarmante. Kaosi i qëllimshëm në institucionet shtetërore i ka lënë pa mbrojtje

0
244
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

‘Statistikat e dhunës në familje alarmante’, shkruan deputetja e PD-së, Vokshi.

Ajo denoncon institucionet qeveritare, të cilat nuk kanë marrë asnjë masë dhe angazhim për zbatimin e rezolutës ‘Kundër Dhunës në Familje’, të miratuar në parlament më 4 dhjetor 2017.

Sipas statistikave, vetëm në 16 muajt e fundit ka pasur 6307 çështje gjyqësore për dhunën në familje. Vokshi i bën thirrje Ministrive të Drejtësisë, asaj të Brendshme dhe të Arsimit që të angazhohen më shumë lidhur me këtë situatë alarmante që po gërryen shoqërinë shqiptare.

Vitin e shkuar janë vrarë 10 gra dhe janë regjistruar 300 raste dhune më shumë se 2016-ta, ndërsa edhe viti 2018 ka nisur me raste tronditëse të dhunës në familje, shkruan Vokshi në një status në Facebook.

‘Nga këto të dhëna konstatohet lehtësisht se volumi i çështjeve është rritur ndjeshëm në 6307 çështje për 16 muaj në raport me të dhënat e konstatuara nga Inspektimi: 2689 vendime gjyqësore mbi dhunën në familje të dhëna për 18 muaj, në periudhën e inspektuar (2011-2012)”-ngre alarmin KLD. Kërkova nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme, që në detyrim të rezolutës të mos neglizhojë dërgimin e analizës së plotë të të gjitha problematikave të evidentuara në rastet e dhunës në famlje, proceset gjyqësore dhe në ndihmën ligjore që ju ofrohet falas viktimave të dhunës. Rezoluta për Parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje është një thirrje në detyrë e qeverisë. Shqipëria ka ligj kundër dhunës në familje dhe parandalimin e saj, por sot nuk ka ende të përcaktuara qartë funksionet në Ministrinë që duhet të koordinojë të gjithë mekanizimin e referimit të rasteve të dhunës. Me shpërbërjen e ministrisë është rrëzuar i gjithë mekanizmi institucional mbrojtës! Miliona euro dhe shumë vite eskpertizë të shkuara dëm. Fatkeqësisht në këtë kaos të qëllimshëm institucional, viktimat e dhunës janë të pambrojtura, kushdo qoftë statusi i tyre. Dhe dhunuesit janë riaktivizuar, sepse kanë modelet frymëzuese në Parlament dhe në Qeveri.’ – thekson Vokshi në statusin e saj.

Zjarr Tv Ad