Vota në OKB për Jeruzalemin, Bushati: Qendrimi i Shqipërisë, si ai i BE

0
285
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaron se qëndrimi i Shqipërisë pro statusit të Jeruzalemit është një qëndrim konsistent, i mbajtur ndër vite në OKB nga ana e qeverisë shqiptare. “Që prej vitit 2007 ua ka thënë ministri i Jashtëm i kohës Besnik Mustafaj, Shqipëria mban të njëjtin qëndrim për këtë çështje me BE të shprehur me votë. Ka mbajtur qëndrim përsa i përket vendbanimeve në zona të pushtuara, përfshi Jeruzalemin lindor. Ky qëndrim është një qëndrim që politika shqiptare e ka konsideruar si qëndrim konsensual. Vota e Shqipërisë në 2005-2009 kur e drejtonte PD. Urdhëro rezolutën e 2007 për Jeruzalemin, vota e Shqipërisë pro, vota e SHBA kundër. 2013-2017 i njëjti qëndrim. Në 2017, PS vetëm në qeverisje i njëjti qëndrim. Janë 12 rezoluta që unë i kam këtu, që dëshmojnë qëndrimin solid të shtetit shqiptar për këtë çështje”, tha Bushati. Të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE kanë votuar si Shqipëria, pro, tha z. Bushati. Ai iu përgjigj dhe akuzave për mos vënien në dijeni të Kuvendit dhe Presidentit për këtë votë. Bushati e quajti një proces rutinë votimin në OKB.

Zjarr Tv Ad