Vota në OKB për Jeruzalemin, Vasili: Rama naziskin

0
238
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas dekilaratave të kryeministrit Rama në lidhje me votën në OKB për statusin Jeruzalemit. Në një dalje për mediat, Vasili dënoi gjuhën e përdorur nga Rama, duke e quajtur naziskin.

VasiliNjë gjuhë të një naziskini të ri, i cili po me këtë gjuhë prej naziskini kërkon të qeverisë vendin, po me këtë gjuhë naziskini kërkon të ndërtojë raporte me opozitën shqiptare, po me këtë gjuhë kërkon të ndërtojë me SHBA duke votuar kundër. Po me këtë gjuhë naziskini i drejtohet popullit të respektuar, mik dhe vëlla të Izraelit. Hebrejtë kanë qenë miq të shqiptarëve. Shqiptarët dhe hebrejtë i kanë zgjidhur këtë këto çështje me njëri -tjetrin. I vetmi që është jashtë kohës, në vendin dhe psikologjinë e gabuar, e në dëm të Shqipërisë por edhe të marrëdhënieve me Izraelin dhe SHBA, i vetmi njeri i shtrembër në këtë mes është Rama. Sot psikologjia prej naziskini duhet të  jetë një shqetësim mbarëpopullor.

Zjarr Tv Ad