Vranë dhe groposën të riun, Apeli jep vendimin për tre të dyshuarit

0
975
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Apelit dha sot vendimin për tre të dyshuarit për vrasjen dhe groposjen e të riut Fatjon Barmeta katër vite më parë në Mat.

Për të dyshuarin kryesor Përparim Boja u dha dënimi me 25 vjet burg, për Astrit Bojën 17 vjet dhe për Fatjon Canin me 15 vjet.

Në vendimin e sotëm u la në fuqi ai i dhënë në shkallën e parë të gjyqësorit, duke i shpallur fajtor të pandehurit, për veprën penale “vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim.

Ata akuzohen se kanë vrarë dhe më pas kanë mbuluar me zhavorr të ndjerin Fatjon Barmeta. Ngjarja ka ndodhur më 22 nëntor të vitit 2012 në Klos të rrethit Mat.

Nga hetimi i prokurorisë ka rezultuar se vëllezërit Boja dhe miku i tyre, Cani, kanë goditur për vdekje me sende të forta viktimën, pasi dyshonin se ai kishte sjellje ngacmuese ndaj bashkëshortes së Përparim Bojës.

Barmeta ishte masakruar, lidhur me tela dhe ishte hedhur në një gropë, ku për nxjerrjen e tij policia është orvatur rreth dy orë.

633197__byvrw0vel 633197__rye4rwcdnx

Zjarr Tv Ad