Vrasja e Artan Cukut, Mediu: Krimi është lidhur me shtetin

0
516
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu deklaroi sot se vrasja e komisar Artan Cukut tregon se krimi është i lidhur me shtetin.

Mediu ka folur në Asamblenë e Partisë Republikane për krimin e rëndë që tronditi dje Tiranën, duke theksuar se krimi i organizuar është kërcënim për të gjithë rajonin.

“Vrasja e Artan Cukut tregon se krimi nuk njeh kufi. Kjo ngjarje tregon se krimi është i lidhur me shtetin. Artan Cuku u largua padrejtësisht nga policia. Artan Cuku u largua nga policia për pikëpamje politike. Krimi i organizuar është kërcënim për të gjithë rajonin”, tha Mediu.

Ndërsa për situatën politike Mediu tha se opozita nuk do lejojë zgjedhje të kontrolluara nga krimi.
“Jemi i vetmi vend në NATO që nuk bën zgjedhje të lira. Strukturat kriminale kanë zotëruar territorin. Kërkuam qeveri teknike për garanci të zgjedhjeve. Nuk do lejojmë zgjedhje të kontrolluara nga krimi. Opozita nuk do të regjistrohet në zgjedhje”, tha ai.

Zjarr Tv Ad