Vrasja e biznesmenit në Vlorë: në kërkim dy autorët, arrestohen përkrahësit e tyre

0
281
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy persona janë shpallur në kërkim si autorë të vrasjes së biznesmenit 29 vjeçar mbrëmjen e 4 qershorit, në qytetin e Vlorës. Ndërkohë, janë arrestuar dy të tjerë të cilët akuzohen se kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes. Drejtori i Policisë së qytetit bregdetar, Gentjan Shehaj doli para medias për të informuar se ishin zbuluar dhe shpallur në kërkim autorët e ekzekutimit të Vasil Dervishaj, pronari i një lokali si dhe sipërmarrës në fushën e kafesë. “Si rezultat i një punë të mire organizuar është bërë e mundur zbardhja në kohë rekord e ngjarjes, identifikimi i autorëve të cilët janë shpallur në kërkim si dhe kapja e arrestimi i shtetasve të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes. Konkretisht, janë shpallur në kërkim dy autorët, të cilët dyshohen se kanë kryer vrasjen e 29-vjeçarit:
E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë;
A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Në vijim të veprimeve hetimore është kryer arrestimin në flagrancë të shtetasve:
Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë, Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes”

Nuk jepet motivi i vrasjes por policia thotë se krimi ka ndodhur “pas një konflikti për motive të dobëta” ndërsa është sekuestruar automjet tip “Audi”, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë kryer krimin.
Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar:

– një armë zjarri kallashnikov model 56, me një krëhër me fishekë.

– një gëzhojë armë zjarri, model 9 mm,

– një pjesë predhe armë zjarri e dëmtuar.

– si dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë kryer krimin.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të: Shtetasve E.A., dhe A.C., për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 78, 25 dhe 278 të Kodit Penal.
Dhe për shtetasit Nekid Arapi dhe Amarildo Grembi për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal

Zjarr Tv Ad