Vrasja e Çukut, Basha: Oficeri i karrierës u hodh padrejtësisht në rrugë

0
512
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar lidhur me ekzekutimin me armë zjarri të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës Artan Çuku.
Në një reagim në fb, Basha thotë se ky është një lajm tronditës, ndërsa u shpreh ngushëllimet familjarëve.
“Vrasja e oficerit Artan Cuku poshte baneses se tij eshte nje lajm trondites. Artan Cuku ishte nje oficer karriere me rezultate te larta ne lufte ndaj krimit ne gjithe detyrat e tij te larta. Nje prind i shkelqyer, nje koleg i vecante. Me pikellim te ​madh ndaj kete moment dhe dua ti shpreh familjes se tij ngushellimet me te sinqerta”.
Nga ana tjetër, Basha shpreh revoltën e tij për largimin e padrejtë të Çukut nga radhët e policisë.
“Po gjithashtu, dua te shpreh dhe revolten per largimin e tij te padrejte nga policia, duke e hedhur keshtu ne rruge, pa motiv ligjor, nje oficer qe ka luftuar krimin per 15 vite. I bej thirrje prokurorise te zbardhe sa me shpejt ngjarjen e te vendose autoret para ligjit”.

Zjarr Tv Ad