VRASJA E EFEKTIVIT TË FNSH-SË, PROKURORIA KËRKON BURG PËRJETË PËR QOSAJN

0
540
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin e përjetshëm të David Qoses, nën akuzë për vrasjen e oficerit të policisë Ardian Kodra si edhe vrasjes së ngelur në tentativë të dy policëve të tjerë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm të David Qosjes, i akuzuar për vrasjen e efektivit të FNSH-së Ardian Kodra dhe vrasjen e mbetur në tentativë për dy të tjerë. Qosja nuk shfaqi asnjë emocion në sallën e gjyqit.  Dy javë më parë, një grup eskspertësh psikiatër vlerësuan se David Qosaj, i pandehur tek Krimet e Rënda për vrasjen e një punonjësi policie, është i përgjegjshëm mendërisht. Por këtë të mërkurë, teksa prokurori i çështjes kërkoi dënimin e tij me burgim të përjetshëm, në fytyrën e të akuzuarit nuk u vu re asnjë emocion. Ai qëndroi krejtësisht i qetë teksa përfaqësuesi i akuzës rindërtoi para gjykatës skenën e vrasjes së efektivit të FNSH-së, Ardian Kodra në 2 shator 2016 në Torrovicë të Lezhës. Prokurori tha se shqyrtimi gjyqësor provoi tej çdo dyshimi se Qosaj është autori i vrasjes së efektivit Kodra dhe i tentativës së vrasjes së dy kolegëve të tij.  Në pretencën e prokurorisë thuhej se ditën e ngjarjes Qosaj u denoncua nga banorët e Torovicës pas të shtënave me armë që dëgjoheshin nga banesa e tij. Forcat e FNSH-së iu afruan godinës përmes një mjeti të blinduar. Më tej efektivi Kodra është pozicionuar pas një peme, ku ka thirrur disa herë emrin e të pandehurit. Në këtë moment, theksoi prokurori Blerim Tominaj, duke e ndjerë rrezikun më afër, i pandehuri ka qëlluar drejt blindit dhe njëri prej plumbave i ka marrë jetën efektivit.  Gjatë procesit, dëshmitarët e palës mbrojtëse, kryesisht familjarë të Qosajt këmbëngulën në faktin se pas vdekjes së të vëllait, i pandehuri ishte nje ri me humor të prishur dhe i paqëndrueshëm mendërisht. 

I akuzuari Qosaj iu nënshtruar një gjykimit të zakonshëm tek Krimet e Rënda. Për këtë shkak, nëse Gjykata pranon kërkesën e prokurorisë për mbyllje përjetë në qeli ai nuk do të fitojë ulje dënimi. 

Zjarr Tv Ad