VRASJA E GAZETARIT, DORËHIQET MINISTRI NË SLLOVAKI

0
240
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tre zyrtarë të lartë të qeverisë në Sllovaki kanë dhënë dorëheqjen, një ditë pas vrasjes së gazetarit Jan Kuçiak, që denonconte afera të shtetit me krimin e organizuar. I pari ka qenë ministri i Kulturës, Marek Madariç, i cili ka shpërthyer ndaj kolegëve të tij. “Punoj në ministri prej 10 vjetësh. Kemi bërë shumë gjëra, por edhe gabime. Tani kam marrë vendimin tim më serioz dhe nuk dua të shoh me sy as çështje të tjera, as kolegët e mi”, ka thënë Madariç. Veç tij, Maria Troskova, asistente e kryeministrit Robert Fiko dhe sekretari i Këshillit Shtetëror të Sigurisë, Viliam Jasan kanë braktisur postet deri në përfundim të hetimeve. Tërheqja e Troskovës dhe Jasan vjen pas përmendjes së emrave të tyre në aferat që gazetari denonconte në shkrimet e tij. “Lidhja e emrave tanë me këtë ngjarje nga disa politikanë apo media përbën tejkalim të çdo limiti”, kanë thënë ata në një deklaratë të përbashkët. Në shkrimet e Kuçiak emri i Maria Troskova, ish-modele dhe ish-konkurrente në një edicion të Miss Universe, përflitej për lidhje me një eksponent të mafias kalabreze, Ndrangheta, ndër më të fuqishmet në nivel ndërkombëtar. Kjo e fundit dyshohet se përmes aferave me qeverinë sllovake ka përvetësuar fonde dhe prona në shtetin e Europës lindore.

Zjarr Tv Ad