Vura kanatjeren mbi kokë!

0
1780
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dje në drekë, përpara se të fillonin të bënin atë treshen… Rama-Basha-Meta, treshen nga e cila të gjithë shqiptarët po prisnin pjellën, në një kafe të re në bllok po zhvillohej një nga ngjarjet më madhështore të ditës.
I përjetshmi në pushtet “se të jesh që para 90-ës do të thotë të jesh I përjetshëm” Gramoz Ruçi kishte mbledhur për kafe një treshe tjetër po aq të famshme sa e para.
Jo aq të pushtetshme sa e para por e garantuar po aq të famshme.
Kishte mbledhur tre superintelektualë, tre superdeputetë të veriut.
Treshen që më bën të ndjehem krenar që jam Shkodran e Verior.
Pasardhësit e denjë të Fishtës, Mjedës e Gurakuqit…
Dukej që Gramozi kishte nevojë për ta!
Dhe unë u ndjeva miiiiirë.
P.S.-ja ka nevojë për mendjet e shquara dhe burrat me integritet të veriut.
Treshja e madhështorëve:
TOM DOSHI – EDUARD NDOCAJ – ARMANDO PRENGA.
U ndjeva krenar që veriu përfaqësohet nga këta por… nxora kanatjeren nga pantallonat dhe e vura mbi kokë që të mos më njihte kush!!!

 

FotorCreated

Zjarr Tv Ad