Xhaçka mbron Meçollarin para deputetëve

0
269
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka zhvilluar paraditen e sotme një seancë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, për çështjen e detit dhe negociatat me Greqinë. Duke u shprehur se çështja e kufitirt detar është komplekse, ministrja Xhaçka është ndalur edhe tek akuzat ndaj njërit prej anëtarëve të grupit negociator, Artur Meçollari. Xhaçka tha se: “Kapiten Meçollari është larguar padrejtësisht nga radhët e Forcave të Armatosura. Meçollari nuk pranoi të firmoste për heqjen e disa bazave detare nga plani i përhapjes dhe nuk pranoi t’ua jepte bazat detare, miqve dhe familjarëve të doktorit kryeministër. Artur Meçollarin e kam takuar për herë të parë në jetën time në fund të nëntorit 2017. Meçollarin e takova në Kabul ku ishte ushtaraku më i lartë shqiptar në misionin e NATO-s”. Më tej ministrja e Mbrojtjes duke bërë një panoramë të figurës së kapitenit, tha se ai është një nga ekspertët e paktë që vendi jonë ka në fushën e së drejtës së detit. Ndërkohë ajo shtoi se largimi i tij nga Forcat e Armatosura në 2012 ishte i padrejtë dhe një hakmarrje personale e ish-kryeministrit Berisha. “Do të bëj një panoramë të përgjithshme mbi gjithë figurën e kapitenit të rangut të parë Artur Meçollari. Kapiten Meçollari dhe ekspertë të tjerë kanë një ekperiencë të gjatë, janë marrë me studimin e çështjeve të së drejtës së detit dhe aplikimin e saj në vendin tonë. Kapiteni i marinës ka dhënë kontributin dhe ka ofruar konsulencën e tij për disa Ministra të Mbrojtës dhe të Jashtëm për analizën e situatës para pas të gjykatës Kushtetuese të vendimit të 2010, dhe në vazhdim edhe kur Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Jashtme drejtohej nga opozita e sotme. Vendi ynë ka pak ekspertë të spikatur në fushën e së drejtës së detit, një ndër ta edhe Meçollari. Artur Meçollari është larguar padrejtësisht nga detyra në 2012 sepse nuk pranoi të firmoste për heqjen e disa bazave detare nga plani i përhapjes, nuk pranoi t’ua jepte miqve të doktorit kryeministër dhe familjarëve të vet.  Sulmi i stisur ndaj Meçollarit në kohën kur shtypi i kohës fliste për megaferën me bazën ushtarake të Bisht Pallës, shitblerjen e pronave në Porto Romano mes familjarëve të Berishës me Damir Fazlliç dhe gjithë sa vijoi i kushtoi shtrenjtë Artur Meçollarit dhe vazhdon ta përndjekë dhe sot. E gjitha ishte thjesht një hakmarrje personale që nuk kishte asgjë të bënte me përmbushjen e detyrave të tij apo me agjenturat në kurriz të sigurisë kombëtare”, tha Xhaçka.

Zjarr Tv Ad