Zbulohet grupi i trafikut të droges në Itali , arrestohen dy shqiptarë

0
975
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi u zbulua një grup i trafikut të kokainës, hashashit dhe marijuanës.
Mediat italiane shkruajnë se në kuadër të operacionit të koduar “Rewind 2015” u arrestua shtetasi shqiptar me inicialet R.M., 25 vjeç, banues në San Martino dhe bashkëkombësi i tij, 44-vjeçari me inicialet U.A, rezident në Foggia.
Sipas mediave italiane, të dy shqiptarët akuzohen për shtrirje të gjerë të trafikut të drogës, nga Basso Molise dhe degëve në Puglia. Sakaq, policia italiane ka dyshime se shqiptarët nuk janë të vetëm në trafik, ndërsa po hetojnë në lidhje me të tjerë persona të përfshirë.

Zjarr Tv Ad