Zbuloi që i dashuri e kishte filmuar për një video porno, ja çfarë ndodhi pastaj (FOTO) – See more at: http://lajmi.net/zbuloi-qe-i-dashuri-e-kishte-filmuar-per-nje-video-porno-ja-cfare-ndodhi-pastaj/#sthash.vYUc8P88.dpuf

0
3445
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Chrissy Chambers është një këngëtare dhe yll Youtube-i cila nuk e dinte që ishte abuzuar seksualisht deri sa ish i dashuri i saj e postoi një video në një faqe porno në vitin 2013.
Tani ajo, për herë të parë, po paraqet një proces gjyqësor në Angli që të mund ta zhdukë videon nga faqja.
Ajo zbuloi për këtë video nga një shoqe e saj e cila i tregoi para se ta shihnin ndonjëri nga fansat.
“E pashë veten në video dhe ja ku isha, pa ndjenja e shtrirë deri sa ish i dashuri im po bënte seks me mua. Kështu e zbulova që ai më kishte sulmuar seksualisht gjatë lidhjes sonë. Kjo e filloi udhëtimin tonë për të fituar drejtësinë. Në fillim thjesht donim ta zhduknim videon, por pastaj zbuluam që nuk do funksiononte dhe ngritëm akuzat,” thotë ajo.
90% viktimave të videove porno “hakmarrjesh” janë gra, sipas CCRI. Është një realitet të cilin Chambers tani po e jeton.
“Më duket e neveritshme që duhet ta padis ishin tim për video që ka bërë duke më sulmuar seksualisht. Duhet ta padis për të drejtat e pronësisë së videos që të mund t’i heq të gjitha video të ngarkuara në internet nga dikush tjetër.”
Për shkak të ligjit për të drejtat e pronësisë, ishi i Chambers i posedon ato sepse videoja është regjistruar me telefonin e tij.
“Është bërë shumë pak në lidhje me viktimat e këtyre videove. Nuk është më vetëm për mua, nuk ka mjaftueshëm ligje që na mbrojnë, vazhdon ajo.

Zjarr Tv Ad