Zef Preçi

0
1507
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

U ktheva mbrëmë nga jashtë dhe në avion nuk ishin pak, por tre “deputetë” të Kuvendit… të ardhshëm. Kishte minuta që duhej të niseshim, por vetem sirena e policise që shoqëroi “deputetët e listes” na e dha këtë mundësi. U futën në avion dhe biseda midis tyre me zë të lartë, fjalor rruge dhe subjekt urdhëra, tendera, dosje, avokatë, gjyqtarë, emra e pseudonime, etj. me kujtoi se po kthehesha në Atdheun tim fatkeq e të marrë peng nga elita politike dhe krimi i organizuar i lidhur me të, elite qe pati premtuar të kundertën… Mbërrita në Tiranë rreth mesnates me stomak të trazuar dhe ndjenjen e boshllëkut që te krijon një situate e tillë udhëtimi… Sapo zbritën përsëri sirena policie dhe pritëm të dilnin “zoterinjtë” ne fjalë fillimisht… Keta të tre nuk ishin musketjerë, nuk kishin pranga në duar por byzlykë floriri dhe me i riu kishte pesë emra të ndryshëm të ndërruar gjatë dekadës së fundit. Ata ishin tubistët me te sukseshëm ne vendin perendimor ku jetonin dhe “u morën ne dorëzim” nga policia shqiptare… Nuk është aspak cudi që neser ti shohim në liste dhe me “certfikata virgjerie politike” në duar dhe në krah të udhëheqesit në fushaten qe ka filluar… o tempora! O mores!

Zjarr Tv Ad