ZIDANE:DHE PSE NEYMAR MUNGON NUK DO TË JETË NJË NDESHJE E LEHTË NË PARIS

0
231
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zinedin Zidan, trajneri i Realit të Madridit, nuk i ka humbur shpresat për titullin kampion në Spanjë. Me sa duket, barazimi i Barcelonës ndaj Las Palmasit ka ngushtuar diferencën me vendin e dytë. Atletiko e Madridit tashmë është vetëm 5 pikë mbrapa kryesuesve dhe 15 mbrapa Barçës. Zidan u shpreh optimist: “Barazimi i fundit tregoi se ata mund të ndalen, sigurisht që diferenca është e madhe. Por, mos harrojmë që janë dhe shumë ndeshje për t’u luajtur. Kemi ndeshjen direkte dhe ata luajnë në Champions. Do të jetë e vështirë, por jo e pamundur, në futboll ndodh gjithçka. Më tej, trajneri francez u shpreh dhe për ndeshjen e ardhshme në Champions. Madrilenët shkojnë në Paris me një avantazh prej dy golash. Rezultati 3-1 në ndeshjen e parë, kurrsesi nuk është një garanci absolute. “Parisi do të kërkojë të na sulmojë shpejt. Por, ne nuk do të luajmë në mbrojtje, nuk është stili i lojës sonë. Edhe pse Nejmar nuk luan, duhet të mos mendojmë që do të jetë e lehtë. Aty ndodhen lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë denjë- sisht brazilianin. Ata do të provojnë gjithçka për të rihapur takimin”. Ndërkohë trajneri bën dhe një parashikim për ndeshjen ndaj Getafes në kampionat. “Do të jetë e vështirë, si çdo ndeshje. Ekipet kur luajnë kundër nesh, kanë një supermotivim”. Ndërkohë Zidan, i pyetur për aktivizimin e Ronaldos në ndeshjen ndaj Getafes, u përgjigj: ” Nuk mund ta them, duhet të prisni ndeshjen dhe ta shihni vetë”. Kujtojmë që portugezi nuk luajti në ndeshjen e fundit ndaj Espanjolit, ku madrilenët u mundën në transfertë vetëm në fundin e ndeshjes. Në ndeshjen ndaj Getafes, ata do të kërkojnë të kthejnë faqe duke kërkuar të sigurojnë pjesëmarrjen në Champions dhe, pse jo, të shpresojnë që kundërshtarët që ndodhen sipër tyre në klasifikim të bëjnë hapa fals.

Zjarr Tv Ad