Zinedine Zidane largohet nga Real Madrid

0
300
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zinedin Zidane nuk është më trajner i Realit të Madridit.Legjenda franceze shkaktoi një tërmet të vërtetë botën e futbollit duke deklaruar largimin vetëm pak ditë pas fitores së Ligës së Kampionëve për herë të tretë radhazi. Zidane doli në konferencë për shtyp në krah të presidentit të klubit, Florentino Perez, dhe qartësoi gjithçka. “Kam vendosur të mos vazhdoj vitin tjetër si trajner i Ral Madrid. Kam folur me presidentin dhe i kam shpjeguar ato që mendoja, ndërsa mendoj se është momenti i duhur për të gjithë për t’u marrë ky vendim. Në radhë të parë është momenti i duhur për mua, pastaj për ekipin dhe publikun. E di që është një moment i rrallë, or është momenti i rëndësishëm. Mendoj se ky ekip ka nevojë të fitojë dhe që ta bëjë këtë duhet të ndryshojë. Pas tre vitesh duhet motivim tjetër dhe metodë tjetër pune”.Perez, që mesa duket ishte vënë në dijeni që më përpara për atë që do të ndodhte, u duk tepër i dëshpëruar. “Për mua ky ka qenë një vendim krejt i papritur. Është jje vendim i dëshpëruar. Zidane e di që unë gjithmonë kam dashur që ai të qëndrojë këtu”. Lajmet janë që Zidan u takua që të mërkurën me presidentin Perez, dhe më pas vendosi të dilte në konfercën e shtypit për të deklaruar dorëheqjen. Ekziston mundësia që ai të bisedojë me Federatën Franceze për të marrë drejtimin e kombëtares pas Kupës së Botës. Gjithsesi, besohet se Zidan u largua pasi nuk kishte besim se mund të vazhdonte të fitonte me këtë ekip. Suksesi në Champions u arrit me shumë fat, ndërsa në kampionat, Reali u turpërua këtë sezon nga Barcelona. Ish-ylli i madh i Francës, u shpall tri herë kampion i Europës, fitoi një titull kampion në Spanjë, si dhe dy herë Superkupën e Europës dhe Kupën e Botës për klubet. Ai fitoi 104 nga 149 ndeshjet në stolin madrilen. Arsen Venger dhe Antonio Conte janë favoritë sipas kompanive të basteve, për të zëvendësuar francezin në stolin e klubit më të madh të botës, ndonëse në listë është edhe trajneri i Totenhemit, Maurisio Poçetino. Pasiguria është e madhe tek tifozët e Realit për të ardhmen e skuadrës së tyre, tani që Zidane u largua, ndërsa pritet të iket edhe Cristiano Ronaldo.

Zjarr Tv Ad