Zjarr në dyert e një kishe në zonën e Unazës së Durrësit

0
180
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një kishe katolike u tentua të digjet mbrëmjen e kaluar në Durrës. Persona ende të paidentifikuar i vunë flakën derës kryesore të objektit të Kultit që ndodhet në zonën e Kënetës duke përdorur benzinë. Famulltari i Kishës e cilësoi një akt barbar, ndërsa Policia e Durrësit thotë se po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Zjarrvënia në derën e kishës katolike të “Shën Dominikut” në zonën e ish-Kënetës në Durrës ishte akt i qëllimshëm. Autorët ende të paidentifikuar e kanë lyer derën kryesore të Kishës me benzinë dhe më pas i kanë vënë flakën. Autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa dera që digjej është evidentuar nga punonjësit e kishës. Këta të fundit kanë ndërhyrë dhe kanë shuar zjarrin që sic duket dëmtoi derën kryesore dhe disa materiale brenda objektit të kultit Famulltari Bernard Caurana e konsideroi ngjarje të rëndë dhe të paprecedentë. Famulltari Bernard Caurana: Ne jemi në këtë vend për të ndihmuar, ky është një akt shumë i shëmtuar. Nuk kemi idenë pse mund të jetë vënë zjarri, është zjarrvënie e qëllimtë. Ngjarja ndodhi gjatë natës, për motive që mbeten ende të panjohura ashtu si edhe autorët e zjarrvënies për të cilën policia e Durrësit ka nisur një hetim.

Zjarr Tv Ad