Zyrtare, LSI bojkoton zgjedhjet në Kavajë, Luan Rama: S`na trajtuan si partner

0
768
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

LSI konfirmon se do të bojkotojë zgjedhjet lokale në Bashkinë e Kavajës.

Sekretari i Përgjithshëm Luan Rama ka thënë sot se LSI nuk është regjistruar sepse mënyra si është vepruar me zgjedhjen e kandidaturës në Kavajë, ka qenë e njëanshme.
“Nuk jemi trajtuar si partner, as tani dhe as më herët, ne kemi qenë kundër kandidaturës së zgjedhur atje për ato probleme që ju i dini”, tha Luan Rama.

Ai evidentoi se “ne nuk jemi pjesë e procesit në Kavajë”.

I pyetur nga mediat nëse LSI është ende partner në qeverisje me PS, Luan Rama tha se “partner do të thotë të pyesësh dhe të dëgjohesh”.

Zjarr Tv Ad