Zyrtari i lartë jep alarmin: Marinës gjermane po i mbarohen anijet luftarake

0
237

Një zyrtar i Ministrisë gjermane të Mbrojtjes paralajmëroi se marinës po i mbaroheshin anijet me aftësi luftarake dhe kjo do pengojë vendin në pjesëmarrjen në misionet jashtë vendit. Ai tha se disa fregata dhe anije ndihmëse tashmë ishin larguar për shkak të vjetërsisë së tyre.

‘Flotës së Marinës po i mbarojnë anije të afta për t’u dislokuar aty ku ka nevojë’, tha për gazetën ‘Bild am Sonntag’, Hans-Peter Bartels, shefi i komitetit të mbrojtjes në parlamentin gjerman.

Ai tha se problemi është rënduar me kalimin e kohës, për shkak se anijet e vjetra janë jashtë shërbimit, por asnjë anije zëvendësuese nuk është siguruar.

Bartels, një deputet me ndikim i Partisë Social Demokratike (SPD), tha se gjashtë nga pesëmbëdhjetë fregata ishin tashmë jashtë shërbimtit, duke shtuar se ‘asnjë nga fregatat e reja të tipit 125 nuk mund të bashkoheshin me marinën’.

Mungesa e anijeve do të ndikojë përfundimisht në aftësinë e Gjermanisë për të ushtruar pushtetin jashtë shtetit, tha ai.

‘Shumë shpejt, nuk do të ketë misionet e reja detare për NATO, BE ose OKB’, vazhdoi Bartels.