​​ Në një vjetorin e themelimit, Haradinaj nderon me medalje ushtrinë e Kosovës

0
0

Një vit pas miratimit të ligjeve për Ushtrinë e Kosovës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka bërë një vizitë në Ministrinë e Mbrojtjes ku ka pranuar edhe raportin një vjeçar të punës, nga ministri Rrustem Berisha.

Haradinaj ka vizituar edhe klubin e oficerëve ku ka deklaruar se një vit pas miratimit të ligjeve, Kosova është në rrugën e duhur dhe po shkon në hapa të sigurt. Gjatë kësaj vizite, kryeministri ka ndarë edhe medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” për komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, i cili tha se janë që të kontribuojnë në misione paqeruajtëse. Haradinaj tha se Kosova i takon rreshtit të ushtrive të udhëhequr nga Amerika dhe synojnë aftësimin që të anëtarësohen në NATO.

Aty, Haradinaj ndau medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”  për shërbim të shkëlqyeshëm ndaj atdheut, për komandantin e FSK-së, të cilën tha se ua dedikon të gjithë atyre që janë në uniformë.

Edhe gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se medaljen ua dedikon të gjithë ushtarëve të FSK-së, pa të cilët tha se Forca nuk do të arrinte sukseset. Ai edhe njëherë shprehi gatishmërinë e Forcës që të kontribuojë në misione paqeruajtëse.

Më 14 dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar pakon e ligjeve për ushtrinë e Kosovës; ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Shërbimin në FSK, dhe për Ministrinë e Mbrojtjes.

Me këtë nisi rruga e tranzicionit të FSK-së, ku sivjet Forca zyrtarisht kaloi në mandatin e ri që është  mandat ushtarak mbrojtës.