Ёshtë publikuar harta e Serbisë pa Kosovën: Shpërthen sherri në Beograd

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një television në Serbi, ka publikuar një hartë të vendit, ku Kosova paraqitet jashtë territorit të saj, por kjo ka shkaktuar shumë polemika në vend.

Tabloidi Informer dhe disa media pranë Aleksandër Vuçiçit, kanë kritikuar televizionin “Nova S”, i cili është një media e pavarur, por që ka mbajtur qëndrime kritike ndaj qeverisë.

Mediat e Vuçiçit, kanë kritikuar Dragan Gjilasin, kreun e opozitës serbe, si një njeri që po shet Kosovën dhe po bën kompromis me kundërshtarët e vendit.

Menjëherë në rrjetet sociale, kanë vijuar reagimet nga militantët pro Vuçiç.

“Me këtë lëvizje, ata treguan, si media e opozitës, se pozicionet e opozitës janë pro njohjes së Pavarësisë së Kosovës. Një provë tjetër që opozita nuk dëshiron asgjë të mirë për Serbinë dhe po kërkon vetëm interesin e saj, edhe nëse do të duhej ta njohin Kosovën. Turp dhe turp!”, ka shkruar Informer, një tabloid që përkrah Presidentin Aleksandër Vuçiç, por dhe që përdor shpesh gjuhë antishqiptare.

Zjarr Tv Ad