Enkelejd Alibeaj flet për zgjedhjen e Presidentit të ri: Procesi të jetë transparent dhe gjithpërfshirës, do ta diskutojmë në Grupin Parlamentar

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka folur për mediat në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Ai tha se procesi duhet të jetë transparent dhe gjithpërfshirës, pasi Presidenti përfaqëson unitetin e popullit, teksa shtoi se Grupi Parlamentar i Pd-së do mblidhet për ta diskutuar.

“Nuk është aspak premtuese për fillimin e procesit për zgjedhjen e Presidentit. Presidenti përfaqëson unitetin e popullit dhe nga kjo duhet të niset procesi. Është më i rëndësishëm, pasi nëse është gjithpërfshirës, do të japë produktin e duhur. Kam përshtypjen që duhet nisur me këmbën e mbarë, duke respektuar Kushtetutën dhe atë që është ndjekur deri më tani. Kushdo në një ngjarje kaq të madhe sic është zgjedhja e Presidentit të shqiptarëve, procesi duhet të jetë transparent. Të gjithë e dinë se cila është procedura. Tashmë është bërë rutinë mbledhja e Grupit Parlamentar, pasi do të duhet ta diskutojmë”, tha Alibeaj.

Zjarr Tv Ad