𝐏𝐚𝐬 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡𝐞̈𝐬 𝐞 𝐊𝐮𝐥𝐥𝐮𝐫𝐢𝐭, 𝐊𝐚𝐝𝐢𝐥𝐥𝐢 𝐬𝐡𝐩𝐚𝐥𝐥 𝐤𝐚𝐧𝐝𝐢𝐝𝐚𝐭𝐮𝐫𝐞̈𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 ‘𝐠𝐚𝐫𝐞̈𝐧 𝐞 𝐤𝐫𝐞𝐮𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐃-𝐬𝐞̈’, 𝐢 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝟏𝟏 𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fatbardh Kadilli, ish-anëtari i Kryesisë ka shpallur sot kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, duke iu bashkuar Kuvendit Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në 11 dhjetor.

Kadilli është shprehur se nuk do karrierë personale por dO të ofrojë një alternativë më të mirë për ringritjen e PD.

Kadilli: Unë jam shpallur që do të rikandidojë në garën e parë që do të ketë PD, se kur do jetë kjo garë nuk e di. Nuk dua karrierë personale, por për të ofruar një alternativë më të mirë për ringritjen e PD.

Basha bën gabim kur mendon të fshihet pas vulës dhe nuk prodhon dot opozitë. Njerëzit duan opozitë, jo thjeshtë një kryetar të PD. Berisha e ka monopol këtë parti e ka drejtuar edhe kur nuk ishte kreu i saj. Njeri është lider i humbur disa herë, por njëri është lider i mundur kur ishte kryeministër, nuk mund të kemi më drejtues ata.

Nuk e kam mbështetur thirrjen e Kuvendit, pasi nuk është aksioni im politikë, por nëse mblidhet nuk mund të injoroj prezencën e demokratëve, ata kanë nevojë të dëgjojnë më shumë njëri-tjetrin, të dëgjojnë më shumë ”

Zjarr Tv Ad