1 javë larg fillimit të vitit të ri akademik, flet pedagogia Majlinda Keta: Pjesa më e madhe e studentëve kanë refuzuar vaksinën, e nevojshme rikthimi në auditore!

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Majlinda Keta pedagoge në universitetin e “Shkencave Sociale” gjatë një interviste për “Fax News” ka folur për “vaksinimin e detyruar” të studentëve.Në prag të fillimit të vitit të ri akademik, Keta thekson, nevojën e domosdoshme që studentët të vaksinohen për të ndjekur mësimin në auditore.Kur na ndajnë vetëm 1 javë nga fillimi, Keta e konfirmon se është pjesë e pedagogëve që kanë zgjedhur të vaksinohen por thekson problematikën që pjesa më e madhe e studentëve kanë refuzuar vaksinimin.

“Së pari do të thoja që unë jam pjesë e pedagogëve që të bëjmë vaksinën megjithëse e kisha kaluar infeksjonin. Kjo bëhet në detyrim të qenies sonë në shërbimet arsimore, në mjediset e dy palëve për tu rikthyer në auditore duhet të marrim masat që janë marrë në gjithë botën.
Në Shqipëri politika e detyrimit të vaksinuar ka qenë prezente në disa profesione, në të cilët përfshihet mësimdhënia si për mësuesit në shkollat parauniversitare ashtu edhe për pedagogët si një nga masat mbrojtëse pikërisht sepse ne krijojmë marrëdhënie me komunitete të mëdha që na detyrojnë të kemi masa mbrojtëse. Në këtë konteks unë e mbështes vaksinimin të detyrimit por brenda këtyre politikave të vaksinimit në vetvete ka disa opsione të cilat jo domosdoshmërisht e kthejnë në një masë jo të detyrueshme. Në rast se qeveria shqiptare e cilëson vaksinën si detyruese unë mendoj që formati i urdhrit duhet të vinte nga një nivel i lartë në urdhrin e një VKM-je e cila pasi lexohet si e tillë është më ndërgjegjësuese për të kuptuar rëndësinë që ka.

Kemi informacione konkrete, sipas sondazhit janë pyetur mbi 2000 studentë dhe vetëm 30% e studentëve kanë pranuar të japin përgjigje kur janë pyetur për vaksinën. Nga kjo 30% vetëm 30% e tyre janë vaksinuar, pjesa tjetër e studentëve kanë zgjedhur të refuzojnë vaksinën.

Një masë e gjerë e studentëve nuk kanë preferuar vaksinimin. Pritet që këtë javë të ketë sa më shumë të vaksinuar, kemi skenarë të diskutueshme pasi nuk ka kohë vetëm një pjesë e studentëve do të bëjnë vetëm dozën e parë të vaksinës. Në këtë qëndrim mbarë botëror dhe kombëtar, secili ka detyrat e tij për të marrë pjesë normalisht në auditore. Ne jemi të njoftuar që salloni i shkollës do të ishte e gatshme për fushatën e vaksinimit. Universitetet në vetvete janë mbi 1 muaj që kemi filluar punën, janë marrë masat për maskën dhe distancën ndërsa po vijohet edhe me fushatën e vaksinimit. Universiteti e ka gatishmërinë e vet, detyrimi për vaksinën duhet të dalë nga një kërkim shkencor. Dokumenti që ka ardhur për studentët në gjuhë juridike nuk vjen si urdhër për vaksinën, është një gjuhë e koordinuar juridike midis domosdoshmërisë dhe detyrës. Kur të nisin universitetet Tiranës i shtohen mbi 100 mijë studentë aktivë të jetës.

Ne si pedagog por edhe studentët e kuptuan që është e domosdoshme rikthimin në auditore. Duhet të jemi të përgjegjshëm pasi rasti i universitetit tonë vjen nga disa humbje jete tek stafi i pedagogëve. Një pjesë e studentëve është skeptike dhe ka dyshimet e tyre për të mos e bërë. Nëse këto studentë e kanë prioritet për ta mbyllur vitin shkollor. Vaksina është vendimarrje personale e tyre, testet duhet ti paguajnë vetë studentët por ky është një debat botëror për të gjithë vendet. Ne kemi gjithë vitin në dileme të alternimit të skenarëve jemi në varësi si do të vijojë gjatë vitit situata e pandemisë në vendin tonë

 

Zjarr Tv Ad