1 mijë vende pune bosh në Vlorë/ Ahmetaj flet për nevojën e krahut të punës në turizëm

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv kryeministri Arben Ahmetaj tha se në Vlorë sot janë 1 mijë vende pune bosh.

Duke folur në Konferencën Ndërkombëtare “Drejt së Ardhmes: Qyteti im, Shtëpia ime”, një platformë dialogu dhe shkëmbimi idesh me fokus përfshirjen e komuniteteve në vendimmarrje dhe formësimin e së ardhmes, Ahmetaj theksoi:

Idetë tona për të ardhmen e qytetit por duke e parë në tërësinë e fenomenit, në themel politika evropiane, politika jonë për gravitetet e qyteteve si qendra të zhvillimit ekonomik.

Me zhvillimin që mori kryeqyteti ne filluam të mendonim se vendi rrotullohet rreth Tiranës.

Tani ne kemi mundësi të themi nuk është vetëm Tirana, është Vlora, Fieri, Durrësi, Korca, Shkodra, pra sot vendi ekonomikisht rrotullohet rreth qyteteve, përmes investimeve, mbështetjes së sipërmarrjeve të reja, krijimit të vendeve të reja të punës.

E dua tu them se vetëm Vlora ka nevojë për 1 mijë të rinj burra e të reja të mbushin atë 1 mijë vende bosh të punës që janë në qytet”.

Zjarr Tv Ad