1 milion specie në rrezik për zhdukje

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një raport shqetësues ka alarmuar mbrojtësit e natyrës, ku u gjet se njerëzit janë duke e rrezikuar ekzistencën e rreth 1 milion kafshëve që jetojnë në ujë dhe tokë.

Një përmbledhje e raportit, u publikua të hënën nga Organizata Jo-Qeveritare e Biodiversitetit dhe Ekosistemit, e cila u krijua në vitin 2012 nga OKB’ja për mbrojtje të ambientit, dhe vepron në 132 vende në botë, raporton Euro News.

Rober Watson, anëtarë i panelit dhe profesor për shkencat e ambientit në Universitetin e Anglisë Lindore, në Britaninë e Madhe, tha se provat e mbledhura në të kaluarën, për pesë dekada me radhe, nga gati 15.000 shkencëtarë dhe raporte qeveritare.

“Shëndeti i ekosistemit në të cilin ne dhe të gjitha speciet tjera po jetojmë është në gjendje aq të keqe, sa nuk ka qenë kurrë më parë” tha ai në deklaratë.

Në raport thuhet se, 25% e gjitarëve, më shumë se 40% e specieve amfibe, gati 33% e peshkaqenëve dhe 25% e bimëve kërcënohen nga zhdukja. Bazuar në këto rezultate, hulumtuesit kanë ardhur në përfundim, se 1 milionë specie janë në rrezik të zhdukjes.

Që nga shekulli i 16’të, njerëzit me veprat e tyre, kanë zhdukur 680 specie, duke përfshirë edhe breshkat e ishullit Pinta. Breshka e fundit e këtij lloji, vdiq në Parkun Kombëtarë në Ekuador, në vitin 2012. Gjithashtu edhe rinoqeronti i llojit Javan, u zhduk në vitin 2011.

Ky hulumtim, vjen në përfundimin se diveristeti i specieve në planetin tonë, është në zhdukje e sipër.

 

Zjarr Tv Ad