“1 mln pemët” e Veliajt/ Lapaj i bën llogaritë: O Erion, duhet xhungël deri në Kamëz

0
149
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Propaganda e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj me “1 milionë pemët” e mbjella sipas tij gjatë dy mandateve në drejtimin e kryeqytetit, për avokatin dhe aktivistin Adriatik Lapaj është një “tallje me bet 5000” me qytetarët.

Nëse Veliaj do të kishte mbjellë vërtetë një milionë pemë, sipas llogarisë së thjeshtë të Lapajt, do të duhej që hapësira nga Korpusi Universitar në drejtim të Bulevardit të Ri e me shtrirje deri në Kamëz të ishte një xhungël.

Logjika e shifrave është aq e thjeshtë sa tregon se duhen 2500 hektarë të mbjella me pemë (në formë platancioni), pra një kuadrat 5 kilometër i gjerë dhe po aq i gjatë.

Sipas Lapajt, është e pamundur që kjo shifër të arrihet në Tiranën ku çdo ditë mbijnë kulla e rrokaqiej betoni me lejen e “Lali Erit”.

REPLIKË ME ERIONIN E BASHKISË
Kemi mbjellë 1 000 000 pemë thotë Kryetari i Bashkisë Tiranë.
O Erion e di sa janë 1 milion pemë?!
Ja kape 1 llogari:
1 hektar = 10 000 m2
Në 10 000 m2 mbillen maksimalisht 400 pemë. (Po ta mbillje plantacion)
Pra, 1 000 000 pemë ÷ për 400 pemë/ha = 2500 hektarë të mbjella me pemë.
E di sa janë 2500 ha o Erion?
Janë sa 5 000 fusha futbolli sipërfaqe. Ose ose janë 25 km2. Thënë ndryshe është një kuadrat 5 km i gjatë me 5 km i gjerë. Erion, po mundohem të ta thjeshtëzoj edhe më…nga korpusi deri në fund të bulevardit të ri të Tiranës është 2.9 km…që të shkojnë 5 km vijë lineare duhet shkuar deri në Kamëz.
O Erion o Erion…xhungël…xhungël…
Po ti Erion mirë bën që tallesh me bet 5000…se në qytet bie heshtja kur t’i tallesh.

Zjarr Tv Ad