“1 sms i Ramës vlen sa 100 VKM”, Soko: Qeveria s’mund të mbush buxhetin me gjoba

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i ekonomisë Pano Soko, teksa është diskutuar paketa fiskale theksoi se qeveria nuk mund të mbush buxhetin me gjoba.

I ftuar në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, Soko theksoi se qeveria është selektive në vendosjen e gjobave, ndërsa shtoi se nuk ka vullnet për të luftuar evazionin fiskal.

“Qeveria nuk mund të mbush buxhetin me gjoba. Problemi që shoh me gjobat është selektiviteti. Kjo situatë kur ka mungesë vullneti dhe rritje të gjobës, për çfarë shkon? Normalisht për zgjedhjet elektorale dhe për korrupsion. Sa më e lartë të jetë gjoba aq më i lartë është korrupsioni. Vrimat e sistemit tonë janë me dashje.

Këtu çdo gjë ndryshon kur vullneti ndryshon. Nuk është çështje skenarësh por vullneti”- u shpreh Soko.

EURONEWS ALBANIA

Zjarr Tv Ad