Në sajë të një operacioni të madh antidroge në brigjet e Salentos në Itali, është sekuestruar një sasi prej 1 ton marijuanë dhe kanë vënë në pranga tre skafistë, dy prej të cilëve shqiptarë nga Vlora.
Mediat italiane bëjnë me dije se droga është kapur në brigjet e Salentos dhe kap një vlere tregu mbi 10 milionë euro.
Sipas policisë, e gjithë sasia e drogës ishte e paketuar dhe maskuar në pjesën fundore të skafit, i cili shtoi shpejtësinë në momentin që u pikas nga forcat policore.
Policia kishte dyshime, pasi skafi ishte i zhytur shume poshtë, ndërkohë që pas kontrollit droga u gjet e paketuar në 49 pako.
Pas ndjekjes, policia mundi të bëjë ndalimin e skafistëve, dy shqiptarë nga Vlora me inicialet M. A., 34 vjeç dhe A. E., 30 vjeç, po ashtu edhe një 65-vjeçari italian.
Nuk ka ende të dhëna për mënyrën se si funksiononte rrjeti i trafikut të drogës.