10 000 fëmijë të pranishëm në stadiumin ”San Siro” për ndeshjen Inter- Sassuolo

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Do të jenë mbi 10 000 fëmijë të pranishëm në stadiumin ”San Siro” natën e së shtunës për ndeshjen ndërmjet skuadrave të Interit dhe Sassuolos. Pas ndeshjes në stadiumin ”Meazza” mes Interit dhe Napolit, ku pati përshkallëzime të dhunës dhe racizmit, klubi zikaltër do të hapë dyert pas miratimit nga ana e federatës italiane të futbollit, FIGC. Në ndeshje do të jenë të pranishëm edhe vajzat dhe djemtë e rrjetit të shkollave të futbollit ”Inter”, të Qendrës Sportive Italiane dhe të shkollave milaneze, përveç djemve dhe vajzave të shoqatave të ndryshme me karakter sportiv

Zjarr Tv Ad