10 VITE ENDEJ RRUGËVE, SHNDËRRIMI E RIKTHEN PRANË FAMILJES

0
868
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej më shumë se dhjetë vitesh Joao Coelho Guimaraes, nga Brazili, kishte humbur kontaktet me familjen e tij. Fatmirësisht, ai u bashkua me të ëmën dhe motrën, falë një videoje virale që u shpërnda në të gjithë botën.

Guimaraes u zhduk një dekadë më parë pas një aksidenti, dhe kaloi vitet e fundit duke mbledhur kanaçe për të siguruar ushqim.

Joao mbase do të kishte mbetur një endacak i përjetshëm, nëse nuk do t’i kishte tërhequr vëmendjen biznesmenit Alessandro Lobo, i cili e pyeti nëse ishte i uritur apo donte para. Por ai refuzoi ofertën, dhe në vend të kësaj e pyeti nëse berberët e tij kishin një brisk për t’i shkurtuar mjekrën.

“I siguruam një ditë për kujdesin ndaj vetes”, tha Lobo, duke shtuar se përveç pastrimit të mjekrës dhe flokëve, ata i dhuruan gjithashtu veshje dhe këpucë, duke e shndërruar atë drastikisht

Ndryshimi ishte i jashtëzakonshëm dhe video e shpërndarë në rrjete sociale, theu çdo parashikim dhe u pa nga miliona njerëz në botë, përfshirë dhe familjen e Joaos.

Pasi u njoh nga familja e tij, nëna dhe motra udhëtuan për ta takuar, pasi e kërkonin prej më shumë se një dekade.

Zjarr Tv Ad