10 vjeçari kërkon motrën që humbi jetën nga termeti, apeli i dajës: Ka nevojë për psikolog

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E ëma në spital, ai kërkon korridoreve motrën që humbi jetën nga tërmeti. Sindrit Caca, vëllai i Manjola Cakoni, e cila ka humbur bashkëshortin Kastriotin dhe vajzën e saj Drita Cakoni 15 vjeçe nga tërmeti në Thumanë ka bërë dëshpërimisht apel për ndihmë, për strehim dhe psikolog për motrën e tij dhe djalin e saj 10 vjeç. Manjola momentalisht gjendet e shtruar në spitalin e Traumës, ndërsa vëllai i saj kërkon strehim në Tiranë dhe ndihmën e psikologut sidomos për 10 vjeçarin.

Vogëlushi, Alesio ka kërkuar vazhdimisht familjarët e tij dhe madje ka tentuar edhe të ikë nga spitali, pasi nëpër korridore ka dëgjuar tragjedinë që i ka ndodhur familjes së tij. Ndërkohë kujtojmë se kreu i familjes Cakoni, Kastrioti bashkë me të bijën Drita Cakoni 15 vjeçe humbën jetën nën rrënojat e tërmetit, bashkë me Albert Carën i cili ishte bashkëshorti i motrës së tij.

 

Zjarr Tv Ad