100 vjetori i marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, Yuri Kim: Së bashku po luftojmë korrupsionin, ka një lidhje të pathyeshme mes dy vendeve

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka folur në 100 vjetorin e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Shqipërinë.

Ajo është shprehur se së bashku po punojnë për të sulmuar korrupsionin, teksa u shpreh se ka një lidhje të pathyeshme mes dy vendeve.

“Sekretari Pompeo ishte personi që më ka emëruar para dy viteve si ambasadore, dy vendet tona kanë një fill të fortë mes tyre, pavarësisht se cilët janë presidentët që ulen në Shtëpinë e Bardhë. Shqiptarët janë një model se si mund të dalin nga shtypja, duke kontribuar për botën, ne po bëjmë kaq shumë gjëra së bashku, anembanë botës, dhe jo vetëm në rajon. Ju mirëpritët 2500 afganë, dhe i treguat besnikërinë tuaj. Jemi duke punuar për dy projekte të mëdha energjitike, duke e bërë Shqipërinë një lojtar kyç, për të shpëtuar nga zhvatja e Rusisë.

Së bashku po luftojmë korrupsionin, ne po punojmë për integrimin e Shqipërisë në BE, ne shpresojmë që kjo të vazhdojë dhe në 100 vitet e ardhshme, ne nuk mund të kishim kërkuar një mik dhe partner për ti bërë të gjithë këto së bashku.

Për herë të parë ne kemi vendosur një personel amerikane dhe kjo do të vazhdojë edhe në 100 vitet e ardhshme. Ne nuk mund të kërkonim një mik më të mirë për ta bërë këtë rrugë së bashku” tha Kim.

Zjarr Tv Ad