103 vjeçe, kjo është votuesja më e vjetër në Kosovë, historia e saj e pazakontë me fejesën që në djep

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme në Kosovë po mbahen zgjedhjet lokale ku mijëra qytetarë janë drejtuar drejt qëndrave të votimit për të bërë zgjedhjen e tyre.

Edhe njëra nga gratë më të moshuara në Kosovë, është drejtuar drejt kutisë për të shfrytëzuar të drejtën e saj për votim.

Gruaja njëshekullore, saktësisht 103-vjeçare, ka dalë për të votuar, e lajmin e ka bërë të ditur një i afërm i saj.

Timë Shtari (Nëna Timë), u bë personazh i njohur për publikun pasi ajo erdhi me një rrëfim tejet interesant për jetën e saj në T7. Gruaja 103-vjeçare kishte rrëfyer se familja e kishte fejuar kur ishte 1-vjeçe.

Zjarr Tv Ad