Presidenti Donald Trump është shprehur se SHBA dhe Kina do “rinisin” shumë shpejt bisedimet tregtare pas përshkallëzimit të tensioneve me Pekinin.
“Kina na telefoni mbrëmë dhe tha le të kthehemi në tryezë. Kështu që ne do kthehemi në tryezën e bisedimeve,”-u shpreh ai.
Të premten Trump rriti me shpejtësi tarifat ndaj miliarda dollarë importeve kineze si shenjë hakmarrje ndaj tarifave të Pekinit.
Kina ende nuk ka komentuar, por më herët bëri thirrje për qetësi për të zgjidhur çështjen.
Në samitin e G7 në Biarritz të hënën, presidenti amerikan tha se zyrtarët kinezë e kishin telefonuar mbrëmjen e së dielës dhe se Pekini dëshironte të bënte një marrëveshje.
“Ne do të fillojmë shumë shpejt negociatat por mendoj se do të arrijmë një marrëveshje,”-shtoi Trump.
SHBA po përpiqet të detyrojë Pekinin të reformojë praktikat e tij tregtare, duke argumentuar se firmat amerikane përballen me një fushë të pabarabartë loje për shkak të çështjeve të tilla si vjedhja e pronës intelektuale.
Sidoqoftë, aleatët e Amerikës i kanë bërë presion Trump në samitin e G7 në Francë, duke paralajmëruar se lufta tregtare po kërcënon ekonominë globale.