105 mln euro nga BE, financimi për zhvillimin e infrastrukturës në 4 rajone

0
103

Bashkimi Evropian do të financojë me 105 milionë euro, në formën e granteve, për zhvillimin e infrastrukturës në 4 qarqe të vendit. Ministri Blendi Klosi ka nënvizuar se synimi është që të jenë të aksesueshme të gjitha zonat ku ka interes në zhvillimin e turizmit.Përmes një fondi prej 105 milionë eurosh synohet zhvillimi i turizmit në të paktën 4 rajone të Shqipërisë. Në prezantimin e nismës, për Beratin, Korçën, Shkodrën dhe fierin ministri Blendi Klosi ka theksuar se investimet do të jenë kryesisht në infrastrukturë, duke bërë të mundur që çdo zonë rurale të jetë e prekshme për vizitorët.

Klosi: Ky projekt është shumë i rëndësishëm pasi nëpërmjet këtij bashkërendimi të fondeve të qeverisë shqiptare, të fondeve të ardhurave si kredi nga BERZH, por edhe nga fondet që vijnë si grant nga BE ne do të kemi mundësi të investojmë në dy aspekte, infrastruktura dhe turizmi.

Financimet në infrastrukturë do të synojnë zonat ku tashmë ka zhvillim të hotelerisë, apo të industrisë së agroturizmit.