108-vjetori i policisë/ Bledi Çuçi: Policia e Shtetit institucioni më i besuar…

0
218
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, në 108 vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit, ka deklaruar se; Policia është institucioni më i besuar, në vendin tonë.

Mjafton t’u referohemi sondazheve të opinionit të javëve të fundit e jo vetëm, ku rezulton se Policia e Shtetit është ndër institucionet më të besueshme në vend. Ky besim nuk është një rastësi, por fryt i punës, përkushtimit, sakrificave të të gjithë trupës, e kombinuar kjo me një sërë reformash e investimesh të kryera vitet e fundit”, tha Çuçi.

Viti që lamë pas nisi me sfidën për zbulimin e konfiskimin e pasurive të vëna në mënyrë të paligjshme e  OFL bëri të mundur sekuestrimin e qindra pasurive dhe aseteve të vëna në rrugë të paligjshme. Ky proces këtë vit është drejt finalizimit.  Këto janë ndër prioritetet e punës për të cilën merr kuptim vetë ekzistenca e strukturës së Policisë së Shtetit”, u shpreh Çuçi.

Ndër të tjera, Çuçi foli edhe për sfidat e Policisë për vitin 2021. “Viti 2021 do të sjellë një ngarkesë jo të lehtë për Policinë e Shtetit e Ministrinë e Brendshme, pasi është vit zgjedhor.  Policia ka detyra specifike për sigurimin e mbarëvajtjes së tyre. Ky angazhim do të kërkojë një shpenzim shtesë kohe dhe energjie”, është shprehur  Çuçi.

Zjarr Tv Ad