11 persona të mbytur në det nga qershori në korrik

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Që nga nisja e sezonit veror 2019 deti i ka marrë jetën 11 pushuesve vendas dhe të huaj, shifër e dalë nga rastet e publikuara në media nga muaji qershor e deri më tani.

Viktimat kanë qenë kryesisht mbi moshën 60 vjeç por ka pasur raste edhe më fatkeqe kur deti nuk ka kursyer as moshat e reja siç ishte rasti i 18-vjeccarit të mbytur në një nga plazhet e Lezhës apo 31-vjeccarit nga Skrapari, trupi i të cilit u gjet i mbytur në zonën e currilave.

Sipas policisë në shumicën e rasteve vdekja dyshohet të ketë ardhur nga komplikacione shëndetësore akute por deri më tani nuk ka një raport të detajuar si nga Policia e Shtetit dhe as nga Ministria e Shëndetësisë për të sqaruar shkaqet.

Nga ana e saj zyra për mbrojtjen e konsumatorit bën përgjegjës institucionet qendrore dhe ato lokale për mungesën e rojeve bregdetare, një problem i trashëguar ndër vite.

Pas vlerësimit të situatës në terren zyra për mbrojtjen e konsumatorit rendit si më të sigurta plazhet e Kavajës, si dhe pjesërisht plazhin e Shëngjinit dhe Sarandës në një kohë që në 13 plazhe të tjera nuk ka konstatuar as kulla vrojtimi dhe as jetëshpëtues.

Nisur nga gjetjet e bëra prezent me të drejtë shtrohet pyetja se pse nuk kanë nisur punën rojet bregdetare të cilët u trajnuan në nisje të sezonit.

 

Zjarr Tv Ad