11 sportistë në pranga për trukimin e ndeshjeve

0
8

Në këtë skandal janë përfshirë edhe 11-të tenistë profesionistë të cilët janë arrestuar. Garda Civile Spanjolle në bashkëpunim me Gjykatën e Lartë Spanjolle, kanë arritur që të përfundojnë me sukses një operacion madhor në ndalimin e këtyre akteve të paligjshme. 83 të dyshuar bashkë me 11-të tenistët tashmë janë vënë në pranga, ndërkohë që policia spanjolle ka hetuar 11-të shtëpi duke sekuestruar 167 mijë euro, karta krediti, makina luksoze, si dhe 50 pajisje ekeltonike. Gjithashtu nuk kanë lënë pa bllokuar edhe plot 42 llogari bankare deri në përfundimin e plotë të hetimeve.