11-vjeçarja abuzohet nga i dashuri i gjyshes

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje vërtet e tmerrshme ka ndodhur në Argjentinë, ku një vajzë 11-vjeçare, e cila ishte përdhunuar nga i dashuri i gjyshes së saj 65 vjeçar, ka lindur një fëmijë. E mitura donte t’i jepte fund shtatzënisë, e cila erdhi si pasojë e përdhunimit, por kjo iu mohua nga spitali. Sipas avokatit, vajza i ka thënë mjekëve: “Unë dua që ju të hiqni atë që plaku futi brenda meje” Ligji ishte në anën e vajzës, pasi përdhunimi është ndër të paktet raste kur femrat në Argjentinë mund të bëjnë abort të ligjshëm. Por, pavarësisht kësaj, spitali ka vendosur që mos kryejë abort, duke detyruar vajzën që të bëjë lindje çezariane. Kjo ka ngjallur edhe debate dhe zemërim tek gratë argjentinase, të cilat kanë mbushur rrjetet sociale më hashtagun “vajzat jo nëna”. Mjekët kanë zbuluar shtatzëninë e vajzës gjatë një vizite klinike të 23 janarit pasi ajo u ankua për dhimbje në stomak. Mjekët i kanë dhënë mjekime vajzës për të forcuar fetusin. Ata kanë qenë kundër abortit, pasi rrezikohej shëndeti. Autori i kësaj ngjarje është Eliseo Victor Amaya, 65 vjeç, i cili është arrestuar dhe është në paraburgim policor. Ai dyshohet se kërcënoi me vrasje vajzën nëse ajo tregon për abuzimin.

 

 

Zjarr Tv Ad