110-vjetori i Pavarësisë, Xhaçka vizitë zyrtare në Kosovë, zbardhet agjenda

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka , sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë.

Me ftesë të zëvëndëskryeministres dhe ministres për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Donika Gërvalla-Schëarz, Xhaçka pritet që të qëndrojë disa orë në Kosovë.

Pas takimit dypalësh, rreth orës 10:30 të dy ministret do të kenë një deklaratë për shtyp.

Mësohet se Xhaçka do të zhvillojë edhe një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin si dhe me kryeparlamentarin Glakun Konjufca.

Kjo vizitë zyrtare vjen në një moment të veçantë festues, përkujtimor dhe kuptimplotë, sepse përkon me 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Zjarr Tv Ad