Nga Sali Berisha
Sot ditëlindja e re e Gjuhës Shqipe: 113 vjetori i alfabetit të saj!
Miq, më 14 Nëntor 1908, filloi Kongresi i Manastirit me qëllim të standardizimit të alfabetit shqip, që zgjati deri më 22 Nëntor. Kongresi beri gjuhen me alfabetin e shkronjave te saj native, alfabetin e vokacionit perëndimor të kombit tonë.
Gjuha shqipe mori një goditje të rëndë me Kongresin e Drejtshkrimit të nëntorit të vitit 1972. Ky kongres u largua nga parimet e Komisisë të Elbasanit, dhe në një akt urrejtje patologjike krahinore dhe fetare të diktatorit Hoxha ai duke keqpërdorur rregullat e drejtshkrimit si gërshërë politike arkivoi apo “elminoj” me rregullat që imponoi kundër dialektit të gegnishtes dhe gjuhës së liturgjisë, veprat e pavdekshme të kollosëve të mëdhenj rilindas dhe të tjerë të kombit shqiptar.
Kështu, sot, nxënësve ju duken si alienë Buzuku, Bogdani, Marin Barleti, De Rada, Dara, Fishta, Mjeda Filip Shiroka, Vaso Pasha, Migjeni, Ndoc Nikaj, Martin Camaj si dhe dhjetëra shkrimtar dhe poete të mëdhenj të Kosovës.
Arbitrariteti i Kongresit hoxhist të drejtshkrimit duhet korrigjuar sa më parë, në mënyrë që gjuha të zhvillohet dhe pasurohet nga gjenerata në gjeneratë, dhe të qëndrojë si garante e madhështisë origjinale të veprave të paved*kshme të krijuara në shekuj nga shkrimtarët, poetet, lavertarët e saj.
Nderim atyre burrave dhe grave mendjendritur që 113 më parë bënë gjuhën tonë të bukur me germat e arta të saj!