12 parametrat që kam për të votuar kandidatin për kryetar bashkie

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Profesor Artan Fuga!

Kryq komunikacioni !

Unë do të vazhdoj të paraqes 12 parametrat që kam për të votuar kandidatin për kryetar bashkie. Kush mërzitet i lutem të mos më lexojë.

Deri tani kam paraqitur tre kërkesa:

1. Kulla vetëm për parkingje masive për automjete, që të rehatohen qytetarët, mos paguajnë gjoba kot, dhe të lirohen rrugët dhe rrugicat e Tiranës që janë si vrima gjëlpëre ku kalojnë autobuza, tanksa, vetura, karroca, biçikleta dhe vetëm Zoti i madhërishëm na mbron.

2. Taksat të riinvestohen pak a shumë atje ku mblidhen dhe mos bëhen vazo gjigande me lule fallco, dhe në anë tjetër rrugët periferike të duken si të bombarduara nga marsianët.

3. Tregje fshatare të vërteta jo thjesht rafte a tezga guri ku shiten agrume kuvane dhe çakmakë kinezë bashkë me foto udhëheqësish të lavdishëm.

Kërkesa e katërt, lidhet pak a shumë edhe me aksidentin që ndodhi dje ku autobuzi i unazës si dem i tërbuar iu vërsul makinave dhe njerëzve.

Një parantezë: unë nuk bindem se faji ishte vetëm i shoferit të autobuzit. Por, nuk dua të komentoj videon sepse ajo ishte e qartë, faji kurrsesi nuk ishte thjesht i tij. Por, të rregullohet edhe ai dreq stacioni sepse është vendosur në vendin e gabuar. Para semaforit dhe para kthesës, në një kryqëzim që pengon fushëpamjet. Ai krijon parakushte për aksidente!

Dakord, vishjani të gjitha atij të shkretit, por mos harroni se veturat duhet të mbajnë distanca nga njëra tjetra. Se mos vetëm autobuzi ecën shpejt. Mbi të gjitha unë kam idenë se atje ku ecën autobuzi ka ose duhet të këtë një pistë të dedikuar vetëm për të.

Nuk e mbroj fare shoferin e autobuzit, por i heq kapelën vetëm për një gjë, sepse ai në çast e ktheu timonin nga rruga dhe jo nga trotuari sepse sot mund të kishim dhjetëra të vrarë nga njerëzit këmbësorë që ecnin në trotuar.

Dënoheni, por edhe dekorojeni si në romanin e Hygoit 1793!

Po të kisha qenë avokati i tij në gjyq, ai do të dilte pothuajse i pafajshëm, ose mle përgjegjësi të ndara me të tjerët.

Unë nuk kuptoj se përse ta zemë aty te ministria e jashtme trotuaret janë me mbrojtëse kurse këtej urës nuk janë më! Cfarë logjike ka këtu?

Por, nejse, unë them se në Tiranë ka nevojë për dy linja gjigande tramvaji, njëra nga sheshi nënë Tereza deri në Rinas, dhe tjetra nga Kinostudio deri në Kombinat. Dy linja vertikale, një kryq komunikimi.

Kjo do ta transformonte kryeqytetin ndër të tjera do lironte rrugët, do mbronte nga aksidentet, do kursente karburant, do pastronte ajrin, do të ruante temperaturat, dhe nuk do të kishim aksidente monstruoze.

Kam dhjetë vjet që bërtas për këtë.

Zjarr Tv Ad