“120 në pranga, 27 në kërkim”, Policia bën bilancin javor: Nga grabitjet tek nafta kontrabandë

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shtetit, ka bërë bilancin e aksioneve të një jave duke theksuar se janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 410 shtetas, nga këta: 120 janë arrestuar, 263 janë proceduar penalisht dhe 27 janë shpallur në kërkim.

Megaplani operacional i koduar “Fundjava” vuri në pranga 18 shtetas dhe u sekuestruan 5 armë zjarri, lëndë narkotike, 5 radio si të Policisë, mjete prerëse dhe 3 “Jet ski”.

Gjatë kësaj jave janë zhvilluar 24 operacione policore të koduara: “Kasalla”, “Tranzit 50”, “Fiction”, “Ndërhyrja”, “Chips”, “Risk”, “Baruti”, “Kreshpan 3”, “Mollaj”, “Pal”, “Çairet” (vijim), “Thirty”, “Shëtitësi”, “Xara”, “Fundjava”, “Antena”, “Perimetri 191”, “Perimetri 192”, “Diesel 2”, “Road Guard 38”, “Autumn”, “Dealer”, “Zastava” dhe “Garden”.

-Operacionet “Baruti” dhe “Zastava” në Fier e “Garden” në Lezhë, vunë në pranga 3 shtetas që mbanin armë zjarri me vete dhe në banesë.

-Operacionet policore “Autumn” në Tepelenë, “Mollaj” në Mallakastër dhe “Kreshpan 3” në Fier, kanë vënë në pranga 3 shtetas për kultivim të bimëve narkotike.

-Operacioni policor i koduar “Risk” goditi 3 raste të shpërndarjes së drogave në doza, u vunë në pranga 3 shtetas, si dhe u sekuestruan rreth 3 kilogramë kanabis, qindra doza kanabisi e kokaine.

Operacione të pandërprera për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. “Tranzit 50” në Tiranë, “Road Guard 38” në Gjirokastër, “Perimetri 191” e “Perimetri 192” në Korçë, “Pal” në Sarandë, “Thirty” dhe “Xara” në Qafë Botë, të finalizuar gjatë kësaj jave, 12 shtetas të vënë në pranga për transportimin e 140 emigrantëve në total, për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.

Strukturat e DVP Tiranë, DVP Fier dhe DVP Durrës kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë dhe të 3 ngjarjeve të mundshme kriminale në familje, janë vënë në pranga 3 nga autorët e dyshuar dhe janë sekuestruar 2 armë zjarri, 1 armë gjahu dhe 5 radio si të Policisë.

Punë profesionale hetimore e policore, si dhe angazhim i përditshëm për të zbardhur ngjarjet kriminale të ndodhura më parë dhe për të vënë në pranga autorët e tyre.

-Në kuadër të operacionit “Chips”, nga DVP Tiranë, është lokalizuar dhe vënë në pranga 38-vjeçari i cili në vitin 2014 tentoi të vjedhte në bankomatin e një filiali banke, në Kamzë;

-Në Kurbin është zbardhur dhe dokumentuar tentativa për vjedhje në një bankomat dhe është arrestuar autori i dyshuar;

-Në Tepelenë dhe Elbasan janë zbardhur dhe dokumentuar 2 raste vjedhjesh të pronave dhe pasurive të shtetetasve të ndryshëm.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërstrukturor, në Durrës, Kukës dhe Korçë janë goditur 3 raste të kontrabandës me mallra të ndryshme, janë vënë në pranga 6 shtetas, si dhe janë sekuestruar rreth 25 000 litra naftë, si dhe mallra të tjera të kontrabanduara.

  • Gjatë kësaj jave, janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 410 shtetas, nga këta: 120 janë arrestuar, 263 janë proceduar penalisht dhe 27 janë shpallur në kërkim.
  • Janë kapur në total 27 persona në kërkim, nga të cilët: 24 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.
  • Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 10 raste dhe janë sekuestruar 7 armë zjarri, 3 armë gjahu, 1 armë sportive, municion luftarak dhe 5 thika.
  • Janë goditur 4 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 47 raste të dhunës në familje.
  • Janë evidentuar dhe goditur 23 raste të krimeve mjedisore dhe 5 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
  • Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 37 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 26 raste.
  • Janë evidentuar dhe goditur 3 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht autorët e dyshuar.

Policia Rrugore/Vijon monitorimi i qarkullimit rrugor në të gjitha akset e vendit, duke përdorur mjetet inteligjente bashkëkohore, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

  • Gjatë kësaj jave janë pezulluar 397 leje drejtimi, nga të cilat: 279 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 51 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 67 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
  • Janë arrestuar 44 drejtues mjetesh, nga këta: 20 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 24 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
  • Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 5 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 1 rast i drejtimit të automjetit, nën efektin e lëndëve narkotike.
  • Janë vendosur 13 816 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Kufitare/Angazhim maksimal për përballimin e fluksit në hyrje/dalje, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore, për turistët, vizitorët, pushuesit dhe për të gjithë ata që vijnë apo dalin nga Shqipëria, për qëllime të ndryshme.

Gjatë javës janë bllokuar 4 mjete lundruese, për mungesë të dokumentacionit. Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese janë ndëshkuar me masa administrative nga 10 000 deri në 50 000 mijë lekë të rinj.

  • Janë goditur 12 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe 2 raste të kundërshtimit të punonjësit të Policisë.
  • Janë proceduar penalisht 5 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, 1 për “Trafikimi i mjeteve motorike”, 1 për “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe 5 për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
Zjarr Tv Ad