Rama i zhgënjyer nga firma e Rudina Hajdarit në marrëveshjen për zgjedhoren

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri, Edi Rama, duke folur në foltoren e Kuvendit tregoi edhe pikën për të cilën është zhgënjyer nga marrëveshjes politike të 5 qershorit. Sipas tij,4 aktorët politike në tokën amerikane, me firmat e tyre e kanë kthyer Kuvendin në një noter të Kodit të ri elektoral. Pas kërkesës së PD për të votuar sa më parë ndryshimet sipas marrëveshjes politike dhe nga ana tjetër kërcënimin e pakicës që ndodhen në parlament për të mos dhënë votën, Edi Rama kërkoi të përgjigjet me të njëtën monedhë, duke treguar forcën e mazhorancës. Pas lajmit për depozimitin e draftit të kodit elektoral një ditë pasi mbaroi afati i komision zgjedhor, deputetët e pakicës kanë hedhur akuza për pazare politike .Edhe pse Rama kërkoi t’i qetësojë duke ju kujtuar që kanë marrë në shqyrtim kërkesën e tyre për ndryshim sistemi, nga ana tjetër Rudina Hajdarit i kujtoi firmën e hedhur në marrëveshjen e Këshillit Politik. Kreu i qeverisë tregoi edhe të vërtetën e tij se pse e kishte pranuar kërkesën e tyre për ndryshimet kushtetuese. Rama kërkoi të tregojë liderin që mendon për të gjithë, madje edhe për opozitën që është jashtë parlamentit. Por deputetët e opozitës, që çdo ditë dalin me propozime të reja për sa i përket ndryshimit të sistemit, pas fjalës së kryeministrit bllokuan edhe foltoren e parlamentit, për të kërkuar fjalën për replikë, kërkesë e kundërshtuar nga kryeparlamentari. Në shenjë protestë deputetët e pakicës braktisën seancën plenare.

Pjesë nga fjala e Ramës në Kuvend

Edi Rama: Jemi përpjekur gjatë gjithë kësaj kohe të shprehim respektin për nevojën e konsensusit duke mos ndarë ata që janë jashtë nga ju që jeni brenda. Duke mos i konsideruar ata që janë jashtë si zotërues të monopolit të opozitës dhe duke mos ju konsideruar ju që jeni brenda si një mbetje e përkohshme në parlament por si deputetë legjitim dhe si opozita që sot ky parlament ka. Kjo qasje nuk lidhet thjesht me faktin që nuk i kemi votat, për miratimin e kodit zgjedhor kërkohet një shumicë e cilësuar, vota të cilat nuk i kemi.

 Nuk do të kërkojmë rrugën e diversionit, aq më pak rrugën e aritmetikës sikundër edhe ju për fat të keq na keni akuzuar se duam ta mbyllim këtë lojë apo pazar siç e ka qejf ta quajë Myslimi të Damianit me Oerdin, nënkupto të Lulit me timin, duke blerë vota.Në politikën shqiptare janë tre palë, pavarësisht se ju zonja Hajdari e keni firmosur vetë marrëveshjen. Ne na takon si forca më e madhe politike por edhe si forcë që ka përgjegjësinë të shohë përtej interesave të saj që të përpiqemi deri në fund të krijojmë një konsensus ku mbase çdo palë do të duhet të pajtohet me faktin se nuk mund të marrë gjithçka. 

Ata çuditërisht dërgojnë edhe ultimatume për çfarë duhet të bëjë Kuvendi. Dua tu them që edhe PS ka të drejtë të kërkojë diçka.Vullnetin e popullit në këtë parlament e përfaqësojmë ne, as ju dhe as ata. Nuk është nevoja për të vazhduar me provokime, qoftë nga jashtë dhe qoftë nga brenda. Atyre që janë jashtë u them që nuk keni asnjë tagër për ti dhënë urdhra këtij kuvendi. Jemi të zhgënjyer nga fjalia e fundit që edhe ju zonja Hajdari keni firmosur ku thuhet që Kuvendi duhet ta votojë atë marrëveshje pa asnjë ndryshim dhe pa kushte. 

Nuk di të ekzistojë në historinë e këtij planeti ndonjë institucion tjetër përveç gjykatës kushtetuese në raste të caktuara që mund ti diktojë kuvendit një gjë apo gjë tjetër. Mblidheni ju katër veta në një vend shumë të nderuar, në atë që është tokë amerikane dhe fusni një firmë atje, kuvendi ta marrë këtë letrën dhe këta thjesht votojnë.

Zjarr Tv Ad