13 tetori/ Balla: Zgjedhjet përfunduan, por dora jonë e shtrirë për bashkëpunim me opozitën

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për Partinë Socialiste, zgjedhjet lokale janë zhvilluar më 30 qershor dhe për këtë arsye 13 tetori nuk merret në konsideratë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, pas dorëzimit të kërkesave për regjistrim në KQZ të partive opozitare, nuk ka asnjë koment për çka ai i konsideron si halle të pazgjidhshme të opozitës.

“Zgjedhjet e 30 qershorit ishin një moment i rëndësishëm ku fitoi qytetaria, fitoi ligji, fitoi Kushtetuta e vendit dhe mendoj që mos ta bëjmë më qesharake sjelljen e opozitës dhe do të hezitoja të bëja ndonjë koment lidhur me ato që informoni ju sepse zgjedhjet e 30 qershorit janë zhvilluar, kanë përfunduar.

Të zgjedhurit prej tyre qofshin këta kryetarë të bashkive apo anëtarë të këshillave bashkiakë, kanë marrë detyrën tashmë ose janë duke marrë detyrën edhe në këtë moment që flasim bashkë. Kështu që nuk kam asnjë koment për halle të pazgjidhshme të përfaqësuesve, siç citoni ju të opozitës”, deklari Balla.

Numri dy i PS-së thekson se përballja e ardhshme elektorale është për zgjedhjet e përgjithshme të 2021-shit, duke treguar dorën e shtrirë për të bashkëpunuar me opozitën.

“Ajo që dua t’ju them është që dora jonë është e shtrirë për të bashkëpunuar pikë së pari me opozitën në parlament për të adresuar tërësisht rekomandimet e OSBE-ODIHR por edhe të KiE që lidhen me një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse me qëllim që zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 të zhvillohen me një kod zgjedhor që ka adresuar të gjitha rekomandimet në 3 zgjedhjet e fundit”, tha Balla.

Zjarr Tv Ad